AKTUALITET, 31 Janar 2018, 09:47

'3 lëndë në 6 orë', Vokshi-Nikollës: Nismë e prindërve apo e Ramës?

'3 lëndë në 6 orë', Vokshi-Nikollës:

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe deputetja Albana Vokshi kanë debatuar ashpër ditën e sotme në Komisionin e Edukimit, lidhur me vendimin më të fundit të qeverisë pë të ndryshuar orarin e mësimit në shkolla. Kryetarja e Komisionit të Medias kishte thirrur Ministren e Arsimit për ta pyetur mbi nismën e ndërmarrë së fundmi  nga qeveria, 3 lëndë në 6 orë.

Albana Vokshi i ka kërkuar Nikollës t’i shpjegojë se cili ishte ai grup pune që kishte punuar për këtë nismë, me cilët ekspertë ishte konsultuar ministria, me cilët psikologë?

Nikolla iu përgjigj: "Nëse do t’i përmbahemi kërkesës suaj, në atë shkresë që i keni dërguar ministrisë nuk e keni ngritur këtë pyetje. Kjo nismë ka marrë vëmendjen e gjithë grupeve të interesit. Një nga arsyet është ngarkesa mësimore dhe pesha e madhe e çantave në shpinat e fëmijëve, që ka çuar në sëmundje.”

Vokshi: "Ju thoni se nisma ka nisur në tetor, por rezulton se grupi i punës është ngritur në dhjetor. Si e vendosët këtë?  Kjo është nismë e prindërve apo e Kryeministrit?"./TPZ.AL