SPORT, 24 Gusht 2020, 15:01

Champions League: Zbulohet sa para fituan nga UEFA, Bayern dhe PSG

Organi drejtues i futbollit në Evropë, UEFA, do të shpërblejë me 19 milionë €, Bayern Munich për fitmin e Ligës së Kampioneve ndaj Paris Saint-Germain.

Ndërsa për Paris Saint Germain, që humbi në finale ndaj bavarezëve do të jepen 15 milionë €, raporton “Express UK”.

Bayern mposhti PSG-në, 1-0 mbrëmjen e djeshme në Lisbonë, Portugali, për të ngritur trofeun e tyre të gjashtë të Ligës së Kampionëve, falë golit të realizuar nga Kingsley Coman në pjesën e dytë të takimit.

Më poshtë keni ndarjen e plotë të parave Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20:

Pagesa bazë për fazën e grupeve: 15,250,000 €

Fitorja e ndeshjeve në grupe: 2,700,000 €

Raundi 1/16: 9,500,000 €

Raundi 1/8: 10,500,000 €

Gjysmëfinalet: 12,000,000 €

Humbësja e finales: 15,000,000 €

Fituesja e Finales: 19,000,000 €