AKTUALITET, 30 Mars 2020, 22:43

Pipero flet për përhapjen e COVID-19: Kjo javë është piku, në javën e tretë të prillit pritet thyerja e epidemisë

Pipero flet për përhapjen e COVID-19: Kjo javë është

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur sot për ecurinë e përhapjes së COVID-19 duke u shprehur se rritja është graduale dhe kjo është java e pikut të pandemisë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero tha se pritet që në javën e tretë të prillin pritet thyerja e epidemisë.

“Nëse u referohemi shifrave unë mendoj se do ketë një lloj qendrueshmërie. Në kemi një rritje graduale, unë mendoj se kjo javë do jetë me atë që quhet piku i epidemisë dhe në javën e dytë të prillit do jetë ajo që quhet java shesh i epidemisë dhe më tej do kemi thyerjen”, u shpreh mejku.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 12 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.