AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 21:33

Petrit Vasili publikon videon: Edi Rama gjen armikun, është Bashkimi Europian

Petrit Vasili publikon videon: Edi Rama gjen armikun, është Bashkimi

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka publikuar një video, me fjalën e kryeministrit Edi Rama në parlament.

Vasili thotë se Rama në fjalën e tij gjen armikun dhe ai është Bashkimi Europian.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama gjen armikun, eshte BE!(VIDEO).

Ky gjoja vdiq qe te hyje ne BE, por eshte ne hall te madh se BE po i nderhyka ne punet e brendeshme

Ndaj Edi Rama nuk i permbush kushtet qe Shqiperia te hyje ne BE se e ka tmerr monitorimin dhe syrin e saj.