AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 20:22

EMRAT/ Shkatërrohet grupi kríminal me 23 persona në Itali, kush janë shqiptarët e përfshirë në trāfik drōge

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrōgë, ku janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Këta shqiptarë ishin pjesë e një grupimi kríminal të trafikut të lëndëve narkōtike.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë përfunduar gjashtë shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua. Ndaj tre shqiptarëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj tre të tjerëve është dhënë “arrest shtëpie”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

U dënuan me “arrest me burg” shqiptarët:

Albi Aliu, banues në Ferentino

Altin Prendi, banues në Frosinone

Dik Tafa, banues në Frosinone

U dënuam me “arrest shtëpie” shqiptarët:

Alfred Çela, banues në Romë

Erald Deliu, banues në Ferentino

Haxhire Thomaraj, banuese në Frosinone

Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, që më së shumti kanë lidhje me trāfikun e lëndëve narkōtike.

Policia italiane tha se të dyshuarit kishin rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi kishin marrë masa që të mos zbulohen në aktivitetin e tyre kriminal që zhvillonin. Hetimet kanë zbuluar edhe se të dyshuarit në disa raste kanë përdorur makina, por në raste të tjera edhe transportin publik, duke u fshehur mes pasagjerëve të tjerë.

Arrestimet u kryen në Frosinone, Ceccano, Ferentino, Castro dei Volsci, Pofi, Ripi, Arnara, San Giovanni Incarico, Pontecorvo, San Giorgio Ionico dhe Cercola, ndërsa aksioni policor nisi që prej orëve të para të mëngjesit pas disa muajve hetime.

Karabinierët kanë sekuestruar edhe 25 kilogramë drōgë, që nëse shitej në treg do të kapte vlerën e mbi 300 mijë euro fitime. Policia sekuestroi edhe dy automjete e para cash. Paratë dyshohet se vijnë nga aktiviteti kríminal.