TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëkohësisht ish ministër i Shëndetësisë, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, për të folur për vaksinat kineze dhe ruse që po aplikohen në Shqipëri.
Vasili tha se vaksina kineze që po aplikohet masivisht nuk është e çertifikuar nga OBSH ose EMA dhe se në këtë rast, askush nuk mban përgjegjësi, ndaj në fund shteti shqiptar do të jetë përgjegjës për efektet anësore.
Pjesë nga debati:
Petrit Vasili: Duke kërkuar të tëra elementet e dosjes përkatës, ti i thua shqiptarëve, këto janë garancitë dhe pasiguritë. Në fund vendos, që ai që e ka sjellë vaksinë, t'i kërkosh dokumenta shtesë, ose nuk e regjistron këtë vaksinë, sepse nuk ofron garanci. Se të nesërmen, një vaksinë e paregjistruar, i ngarkon gjithë përgjegjësinë, atyre që e sollën, në këtë rast qeveria.
Arjan Mezini: Në rast të këtyre vaksinave, përgjegjësia merret nga shteti, firma prodhuese nuk ka përgjegjësi. Nëse ndodh dicka, e merr shteti përgjegjësinë.
Petrit Vasili: Ligji ynë respekton kriteret që ka edhe EMA. Organet tona të liçensimit kanë riprodhuar direktivën europiane.
Arjan Curri: Nëse nesër organet tona e certifikojnë vaksinën ruse dhe kineze, ju ndryshoni qëndrim?
Petrit Vasili: Nuk kam për të ndryshuar mendim, se agjensia europiane ka aftësi kërkimore më të mëdha. Cila është garancia shtesë? Institucione shumë të fuqishmë ndërkombëtare. Këto garanci shtesë, e ndihmon agjensinë locale. Nëse këta kanë qëndrim refuzues, merr përgjegjësi të rëndë për veten. Unë nuk e pranoj.
/TPZ.al/