AKTUALITET, 3 Maj 2021, 12:59

Pësoi djegie pas shpërthimit të tubacionit të naftës, punëtori niset drejt Tiranës në gjendje kritike

Pësoi djegie pas shpërthimit të tubacionit të naftës,

Është sjellë me urgjencë për në Tiranë 50 vjeçari Vikor Ballaj i cili pësoi djegie të rënda pas shpërthimit në flakë të një tubi nafte në një kompani private në Ballsh.

Punëtori 50-vjeçar është transportuar tek shërbimi i Djegie-Plastikës tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për shkak se në trup ka djegie të rënda.

Fillimisht spitali i Fierit ku ai u dërgua tha se ishte nënë kontroll, por plagët ishin të thella.

Kujtojmë se zjarri ka rënë rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Për pasojë ka marrë djegie punëtori i kësaj kompanie, Viktor Ballaj, rreth 50 vjeç.