AKTUALITET, 3 Maj 2021, 12:19

Komisioni Europian: Qytetarët e vaksinuar ndaj COVID-19 do të lejohen të udhëtojnë pa pengesa drejt BE-së

Komisioni Europian: Qytetarët e vaksinuar ndaj COVID-19 do të lejohen
Komisioni Europian propozon në kuadër të sezonit të ri turistik që qytetarët e vaksinuar ndaj COVID-19 të lejohen të udhëtojnë pa pengesa në Bashkimin Europian. Po ashtu KE propozon që edhe qytetarët që vijnë nga vende që kanë një situatë të mirë shëndetësore me COVID-19 të lejohen, por me kontrolle. Brenda BE-së qytetarët mund të lëvizin lirshëm, teksa ia lejon deri më tani edhe shtatë vendeve të tjera. Ndërkohë KE i frikësohen varianteve të reja të COVID-19 por për këtë sugjeron një mekanizëm që të jetë për çdo rast alarmi.