AKTUALITET, 3 Maj 2021, 11:51

Shkresa zyrtare që firmosën 50 deputetët për shkarkimin e Metës, mungon Rama! Akuzohet se nxiti konflikt dhe mbajti anën e opozitës

Taulant Balla ka bërë publik dokumentin me arsyet se përse deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Metës.

Sipas tyre, presidenti nxiti konfliktin si dhe mbajti anën e opozitës.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.