AKTUALITET, 12 Maj 2021, 13:26

Personi që tentoi të hidhet nga lartësia, pronar i një firme transporti, vëllai: Paralajmërim i vogël

Personi që tentoi të hidhet nga lartësia, pronar i një firme

Admir Jahelezi, personi që tentoi ditën e sotme të hidhet nga lartësia e skelave të vendosura është pronar i një firme transporti Shqipëri-Kosovë.

Në momentin e shoqërimit nga policia ai ka deklaruar se ka qenë në gjendje të vështirë financiare për shkak të falimentimit të biznesit si pasojë e konkurrencës së pandershme.

Vëllai i tij Ismet Jahelezi është shprehur se kjo që ndodhi sot është vetëm një paralajmërim i vogël.

Ai shprehet se i vëllai është gjetur përballë presioneve në lidhje me punën e tij dhe vendosjen e furgonëve që përdor për transport pasagjerësh.

“Sot është një paralajmërim i vogël. Nëse nuk gjendet një zgjidhje unë si malësor Ismet Jahelezi i kam kërkuar atij zotërisë takim. Ta lëshojë njëri rrugën ose të na e lëshojë ai ne. Nuk ka pranuar. I kam takuar vëllezërit e tij.

I kam thënë zotëria po na bie në qafë. I kam çuar njerëz në shtëpi i kam thënë mos na u përzi. Ne në punë tonë. Ditën e parë që kemi dalë në punë ka ardhur me çunin e vet dhe ka thënë sa të jem në punë unë ju nuk kemi për të punuar.

E kanë përkrahur drejtorë e shefa. Kemi punuar 5 vite me linja. Ai i zë pikat e nxehta. Te ministria dhe na falimentoi të tërëve. Vëllai im i pat katër makina shtoi dhe dy të tjera. Dolëm në punë dhe stop”, ka deklaruar ai për Abc News.