AKTUALITET, 12 Maj 2021, 11:00

Mbërrijnë në Kosovë 38,400 vaksina kundër COVID-19

Mbërrijnë në Kosovë 38,400 vaksina kundër COVID-19

UNICEF-i, programi në Kosovë këtë të mërkurë ka bërë me dije se në Kosovë kanë mbërritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndër të tjera në njoftimin e UNICEF bëhet me dije se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Postimi i UNICEF:

Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX.

Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar.

Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të...

Posted by Unicef Kosovo Programme on Wednesday, May 12, 2021