AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 10:53

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makinat në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur (FOTO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Elbanan. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Pajovë.

Sipas burimeve për BalkanWeb automjeti tip Benz “AA887RC” është përplasur me një Volkswagen Touran me targa “AA729NM”.

Nga ngjarja janë plagosur dy persona, njëri nga të cilët është pasagjeri i një prej makinave, ndërsa tjetri kalimtar i rastit.