TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën pë kryetar të Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është pyetur për aksionin e tij brenda partisë.
Kadilli u pyet lidhur me disa aludime, se ai është futur nga Lulzim Basha në garë, për të shërbyer si kandidat fallco. Ai tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ka një program të cilin do t'ua shpalosë demokratëve.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: I uroj Bardhit rrugëtim të mbarë. Më interson kjo, ti vetë çdo të bësh në momentin që hyn në këtë garë? Cfarë do të bësh në momentin që i humbet zgjedhjet?
Fatbardh Kadilli: Në këtë parti ka një traditë shumë të keqe. Një ditë para tërhiqesh nga gara. Unë nuk tërhiqem nga asnjë proces politik. Jam në parti pavarësisht rezultatit.
Ylli Rakipi: Kanë dalë zëra se mos të ka futur Luli si kandidat fallco...
Fatbardh Kadilli: Nuk më ka futur askush. Jam konsultuar vetëm më veten time dhe me familjen time.
Arjan Çani: Si ka mundësi që nuk ka dalë njeri tjetër? Si ka mundësi që dalin, artikulojnë teza që jam dakord me ta dhe nuk kanë shpallur kandidaturë. Përse e bëjnë?
Fatbardh Kadilli: Nuk e di, unë di që e bëra se kam kurajon e nevojshme. Të ndryshojë disa momente të ngulitura në memorien e kësaj partie. Humabsim dhe nuk pranojmë humbjen. E shtyjmë kohën në situtatë lufte, pastaj konsolidohet kryetari kur relaksohemi.
/TPZ.al/