TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse jemi në mes të muajit maj, një stuhi breshëri ka përfshirë qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme.
Ditën e sotme, qyteti verior është zgjuar nen bresherin e “çmendur” te rene gjate mbremjes se kaluar, i cili ka shkaktuar deme ne pemet dekorative përgjate rrugeve te qytetit.
Kjo stuhi e rrallë për kohën, për shkak se ndodhemi në stinën e pranverës, ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe pasojat e saj kane cuditur qytetaret mengjesin e sotem kur ata u zgjuan dhe dolen ne rruget e qytetit.
“Siç shihet nga pamjet, dëmet janë mjaft të mëdha nga ky breshër i pazakontë ne mes të majit. Një fenomen aspak normal për këtë kohë. Këtë mëngjes Shkodra është zgjuar në pmaje të pazakonte. Edhe në rrethinat e zonës së Shkodrës ka pasur rënie breshëri. Në zonat malore, siç është ajo e Thethit, rruga vazhdon të jetë e bllokuar nga dëbora edhe pse jemi në muajin maj. Kanë qenë reshje që kanë nisur gjatë mesnatës së kaluar dhe gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu dhe breshëri. Ditën e sotme Shkodra është zgjuar në pushtetin e breshërit“.