TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq ka bërë që qyteti i Heraklion në Greqi të përmbytet. Pamjet e marra nga mediat fqinje kanë treguar se si reshjet e shumta të shiut kanë marrë para çdo gjë që u del si dhe kanë përmbytur sipërfaqe të tëra toke.
Sipas mediave greke si pasojë e motit të keq tetë shoferë mbetën të bllokuar në rrugë, ndërsa trafiku ishte i pashmangshëm madje sa edhe drejtuesit e automjeteve humbën kontrollin.
Ndërkohë që intensiteti i madh i ujit që “rrëshqiste” në rrugët qytetit shkaktoi dëme të shumta në makina, banesa dhe tokë.
Reshjet e shit në Heraklion nisën gjatë orëve të para të mëngjesit ku shkaktuan edhe dëmtime në pompën e furnizimit të energjisë elektrike duke lënë tetë fshatra pa energji elektrike.