TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hipoteka e Korçës do të vijojë që të qëndrojë e mbyllur deri në datë 25 Tetor, pasi gjashtë punonjës rezultuan të infektuar me Covid-19 duke e çuar në tetë numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.
Dy punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor, raporton Abc News.
Ditën e djeshme, drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25 Tetor.
Mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.
Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.