LIFESTYLE, 28 Prill 2019, 10:42

Përlotet Ledina Çelo: Jam gati të qaj sërish tani

Përlotet Ledina Çelo: Jam gati të qaj sërish tani


Ledina Çelo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, pavarësisht se është shkëputur prej vitesh nga tregu shqiptar. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Ledina rrëfeu detaje nga jeta e saj private.

Teksa u përgjigjej pyetjeve nga Facebook-u, njëra nga fansat e përloti pasi e krahasoi me yllin botëror Lady Gaga.

Këngëtarja u shpreh se i pëlqen shumë Lady Gaga dhe u përlot kur kujtoi filmin e saj “A star is born”.

“Më pëlqen shumë Lady Gaga. Është artiste në vena. Kur pashë filmin e saj “A star is born” sinqerisht kam lënë nam në kinema duke qarë se ky është artisti dreqi ta hajë. Më vinte dhe turp. Prapë jam gati të qaj. Ajo është artiste,”- tha Çelo.