TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E përditshmja sportive më e madhe në Itali, “La Gazzetta Dello Sport”, sikundër çdo vit, ka publikuar rrogat e të gjithë lojtarëve që do të militojnë në këtë sezon në Serinë A, ndërsa ne kemi shkëputur vetëm pagat e lojtarëve shqiptarë që luajnë në një prej kampionateve elitarë të futbollit botëror.
Sikundër pritej, më i paguari është Elseid Hysaj, kapiteni kuqezi që militon në radhët e Napolit dhe që merr 1.6 milionë euro në sezon nga ekipi i De Laurentisit. Me 300 mijë euro më pak ndjek ylli i Kosovës, Valon Berisha, që te Lacio paguhet 1.3 milionë euro, vetëm 100 mijë më shumë sesa Tomas Strakosha, gardiani i Shqipërisë që mbyll kështu dhe podiumin e tre top-të paguarve në Itali.
Ndërkohë, pagën më të ulët e ka Marash Kumbulla që militon te Verona, i cili përfiton vetëm 50 mijë euro, por 19-vjeçari vijon të marrë minimumin e mundshëm duke qenë se është prodhim i skuadrës veroneze.
Ja dhe lista e plotë pagave: