TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli përpara gazetarëve pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i shtyu seancën më 19 shtator. I pyetur nëse do t’i rikthehet politikës pas gjyqit, Tahiri nuk e mohoi këtë gjë si mundësi, por u shpreh se nuk është prioriteti i tij për momentin.
Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se ka persona që janë akuzuar për vrasje dhe për vjedhje stratosferike dhe sërish ndodhen në majat e politikës. Më tej ai shtoi se nuk po mendon për këtë gjë tashmë, por për gjyqin.
Pyetja: A mendoni ju se do të riktheheni në majat e politikës?
Tahiri: Janë akuzuar për vrasje njerëzish edhe për vjedhje stratosferike në xhepat e njerëzve dhe sot janë në majat politike. Por unë nuk mendoj për këtë, unë mendoj për drejtësinë time. Kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë atëherë këtë betejë do ta kthej në betejën e çdo qytetari.