AKTUALITET, 30 Maj 2020, 17:39

Basha: Rama po mundohet t’i mbyllë gojën shqiptarëve, koha që të shpëtojnë nga e keqja e madhe

Basha: Rama po mundohet t’i mbyllë gojën shqiptarëve, koha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vjen sërish me një mesazh për rivalin e tij politik Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, pasi i vodhi e varfëroi për shtatë vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

REAGIMI I BASHËS

Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.