TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është mbajtur mbledhja e radhës e komisionit për hetimin e Presidentit Meta. Lidhur me këtë temë në studion e lajmeve në MCN TV ishte e ftuar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. E pyetur se çfarë do ndodhë në se Kushtetuesja nuk u jep të drejtë, ajo u shpreh se janë në pritje të konkluzioneve të komisionit dhe se çfarë ata kanë pasur për të thënë për Presidentin e kanë thënë duke e bërë të qartë vendimin.
Ne po presim konkluzionet e komisionit hetimor. Nuk mund të komentoj më tej, se çfarë kemi pas për të thënë për Presidentit ne i kemi thënë. Për veprimet e tij të paprecedente një veprim duhej ndërmarrë. E kemi bërë të qartë vendimin tonë, dhe tani po presim konkluzionet dhe në kuvend do veprojmë me votë. Më shumë se probleme të ligjit kanë qenë të personit Ilir Meta.
Ndërsa lidhur me kërkesën e Ramës për bashkëpunim me opozitën dhe zëërat e kritikëve se kjo është një formë që gjen kryeministri për të treguar superioritet ndaj opozitës dhe kryetarit të saj Basha, Spiropali tha se, “Superioritet Rama i ka treguar me fitoren e mandatit të tretë që për ne është përgjegjësi. Nuk kemi ndërmend të merremi më me lojërat e Bashës. Është e qartë se kjo betejë e re e tij nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit por me atë të 20 korrikut brenda PD. Për të siguruar kreun e PD, Basha nuk mund të nëpërkëmb as reputacionin as zgjedhjet”.
Më tej ajo tha se i kanë kërkuar opozitës si politikanë të gjejnë një marrëveshje, pasi siç ajo e komenton Rama ka kërkuar bashkëpunim si para ashtu edhe pas zgjedhjeve.
Kemi kërkuar bashkëpunimin sepse e shohim qeverisjen si një përgjegjësi dhe jo si një mundësi për të shkelur me këmbë pakicën, por që ata të marrin pjesë në të gjithë proceset inrtegruese. I takon atyre marrja e këtij vendimi por siç duket ata do vazhdojnë me politikën e vjetër të përbaltjes. Ka një gjykatë kushtetuese që merr vendimet. Ne vazhdojmë punët në të gjitha bashkitë. Është vendimtare që ky vendim të merret tani dhe kërkohen minimumi konsensusin politik, por opozita do vazhdojë me politikën e vjetër që e ka çuar në humbje të përsëritura.
Ndërsa lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërim votash në 9 qarqe, Spiropali deklaroi se “PD ka prezantuar në KAS jo prova, përsa i përket manipulimit të zgjedhjeve por kërkon nga gjykata që ata të gjejnë prova për shkeljet e supozuara. Ata i kërkojnë KAS-it dhe institucioneve të tjera gjetjen e provave të imagjinuara, një alibi edhe kjo në kuadër të fushatës së Lulzim Bashës”
Përsa i përket synimeve për këtë mandat të tretë dhe formulës së qeverisë së re, Spiropali tha se e sigurtë është që në mandatin e 3 nuk do merren me gic micet e politikës duke thënë se këtë gjë do ja lënë opozitës edhe pse siç ajo thekson ata duhet të merreshin me analizën e tyre të humbjes.
Basha është një humbës i keq. Ne do merremi me mandatin e tretë dhe prioritet tona janë shumë, si vaksinimi, vijojmë me prioritetin e rindërtimit për të mos pasur asnjë shenjë të tërmetit, shpresojmë ti japim fund mësimit me turne, turizmi, infrastruktura. Do bëjmë një analizë të hollësishme, do bëjmë analizë për çdo qark, kandidat sepse ne jemi një parti që se ndal asnjëherë punën organizative, por deri në shtator kemi kohë për qeverinë e re.