AKTUALITET, 14 Maj 2021, 17:36

Italia regjistron 182 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Italia regjistron 182 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,567 raste të reja me koronavirus nga 298,186 teste të kryera si dhe 182 humbje jete. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 123,927 viktima.

Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetit në vend, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,860 pacientë, kurse numri i të shëruarve është 13,782.