AKTUALITET, 5 Prill 2021, 17:33

Kandidati për deputet i LSI, Vangjel Tavo fton Blendi Çuçin në debat të hapur publik: Zgjidh ditën dhe orën!

Kandidati për deputet i LSI, Vangjel Tavo fton Blendi Çuçin
Kandidati i LSI-së, për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo i ka bërë një ftesë të hapur për t’u përballur në një debat publik Bledi Çuçit, nga PS-ja. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tavo fton Çuçin që të caktojë ai orën dhe vendin, që të diskutojnë përballë, që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantimet e ideve. MESAZHI I TAVOS E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë. Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite. Të pres! Ku dhe kur të duash! Vangjel Tavo

E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë...

Posted by Vangjel Tavo - Faqja Zyrtare on Monday, April 5, 2021