LIFESTYLE, 26 Nëntor 2020, 19:53

“Pendohem që e kam patur mik”, Stresi flet si rrallëherë për raportin me Noizy-n

“Pendohem që e kam patur mik”, Stresi flet si


Stresi dhe Noizy janë ndër reperët më të suksesshëm, të cilët kanë qenë miq vite më parë, por nuk dihet arsyeja që çoi në prishjen e raportit mes tyre. Prishja e raporteve u pasua me konflikte të ndryshme dhe diss-e, por së fundmi Stresi i është rikthyer marrëdhënies së tyre në “Roped With Olsi”.

I pyetur nga Bylyku se cili është ai person për të cilin është penduar se ka patur miqësi, Stresi tha: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin. Ai u shpreh se dikur kanë qenë shokë, dhe se tashmë është penduar që i ka besuar.

I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që i kam besuar, jam penduar që në bazë të këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh.

Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka, e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe.”, tha Stresi.