TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi bënë publike romancën e tyre. Biznesmeni ka treguar gjithnjë se është shumë romantik dhe shpeshherë e surprizon këngëtaren me dhurata dhe dedikime prekëse. Së fundmi, Syla i ka bërë Fjollës dhuratë një telefon.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka zbuluar dhuratën e partnerit përmes një postimi në Instastory. Kujtojmë që pak ditë më parë, biznesmeni theu më në fund heshtjen rreth lajmeve që kanë qarkulluar se shkak i ndarjes nga ish-bashkëshortja është bërë këngëtarja.
“Ish martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bëhej pjesë e jetës time. Unë tani kam jetën time, dhe jam i lumtur më shumë se çdoherë në jetë sepse kam gjetur shpirtin binjak, njeriun e zemrës me të cilën së shpejti do të martohem.
Fëmijëve të mi nuk do t’ju mungojë asnjë gjë në botë, as dashuria ime dhe as dashuria dhe përkrahja e familjes time. Të gjithë atyre që flasin dhe paragjykojnë pa dije, ju uroj që të gjeni dhe ju fatin e jetës që më në fund e gjeta dhe unë.”, theksoi ndër të tjera Syla.