TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori Edi Manushi është infektuar me Covid-19 dhe është izoluar në banesë. Nga ballkoni i shtëpisë, Manushi tregoi se si e mori vesh se ishte infektuar dhe se pasi kishte bërë tamponin, lutej gjithë kohës që të dilte negative.
Ai shpjegoi gjithashtu se është bezdisur nga telefonatat e shumta të miqve të tij, pasi të gjithë e marrin në telefon dhe e këshillojnë se çfarë të bëjë e çfarë të hajë.
“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mire,”- tha Manushi.