AKTUALITET, 23 Maj 2018, 14:56

PD shpërndan ftesat për protestë, të enjten bllokon parlamentin

Kërkesa për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt do të jetë qëllimi kryesor i pjesmarrjes së opozitës në parlament ditën e enjte. Ashtu si në seancat e fundit parlamentare protet të mos lejohet zhvillimi normal i punimeve në parlament, pasi deputetët e opozitës kanë gjetur një mënyrë për ta nxjerrë jashtë loje rreptësinë e Gramoz Ruçit, që edhe bllokonte transmetimin e seancave në media.

Duke transmetuar në Facebook, opozita i ka dhënë akses të gjitha televizioneve dhe portaleve për të parë me zë dhe me figurë atë që ndodh pas ndërprerjes së seancave parlamentare nga Ruçi.

Pas mbledhjeve në selinë e PD-së, është vendosur që të nisë edhe organizimi për protestën e së shtunës, ku për qytetarët do të shpërndahen këto fletëpalosje.