AKTUALITET, 23 Maj 2018, 12:51

Dalin pamjet nga momenti kur i riu arratiset nga gjykata në Vlorë

Dalin pamjet nga momenti kur i riu arratiset nga gjykata në Vlorë

Janë publiluar pamjet nga momenti kur Mikel Kasa 29 vjeç u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Siç shihet nga këto pamje nga kamerat e sigurisë së Gjykatës, publikuar nga Ora News, ka qenë ora 10:22 kur i dënuari me 3.4 vite burg doli nga dera e Gjykatës duke vrapuar.

Në pamje duket gjithashtu se Mikel Kasën e ndjekin disa persona të tjerë.  Ndërsa duket edhe një efektiv policie.

 

https://www.youtube.com/watch?v=-GbBKbuEyiE