AKTUALITET, 22 Janar 2020, 17:19

LAJM I FUNDIT/”Kërcënim me jetë”, Artan Hoxha thirrje policisë: Nëse ndodh gjë në Dibër, do të ketë pasoja, presion që videoja e kryebashkiakut të mos dilte

LAJM I FUNDIT/”Kërcënim me jetë”, Artan Hoxha thirrje

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar se është kërcënuar ai dhe njerëz pranë tij për të mos publikuar videon ku kryebashkiaku Lefter Alla shfaqet duke konsumuar kokainë.

“I bëj thirrje policisë në Dibër dhe Tiranë se nëse do të ketë pasoja mbi njerëz që s’kanë lidhje me këtë histori. Policia të ketë para syve nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos, mbi ta do të ketë pasoja të rënda. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe familjesh, që të mos publikohet kjo video. Janë njerëz që janë kërcënuar që të mos publikohen këto pamje. Mendojnë se kjo bëhet për interesa lokale dhe për të kontrolluar territorin. Më thanë, nëse ti bën këtë, filani atje ka për t’a paguar.”-tha Hoxha.