AKTUALITET, 4 Maj 2021, 16:31

“PD nuk i njeh zgjedhjet”, Enkelejd Alibeaj: Do të përdorim çdo instrument për të vendosur demokracinë dhe për të mos lejuar instalimin e diktaturës

“PD nuk i njeh zgjedhjet”, Enkelejd Alibeaj: Do të

Ditën e sotme duke nisur nga ora 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, do të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit.

Enkelejd Alibeaj, i cili siguroi mandatin e deputetit për PD në zgjedhjet që lamë pas, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi detaje nga mbledhja që pritet të ndodhë.

Alibeaj theksoi se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet dhe është e angazhuar maksimalisht për të vendosur demokracinë dhe për të mos lejuar instalimin e diktaturës.

Pjesë nga intervista

Pavarësisht përpjekjeve që bëtë, s’ia dolët dot, sepse sic thoni ju 25 prilli ishte masakër. Ka një reagim nga zoti Rama dhe thotë që humbësi po fokusohet tek fituesi, por ai shtrin dorën e bashkëpunimit. Keni përgjigje?

"Më i rëndësishëm është ajo që çfarë u ka ndodhur qytetarëve shqiptarë. Nuk jemi humbës ne. Qytetarët shqiptarë janë grabitur, ato shifra të deklaruara formalisht deri më tani, janë produkt i blerjes së votës. Përballja ishte reale. Ishte përballje mes shoqërisë shqiptare dhe shtetit, që përdori të gjithë arsenalin e vet, bashkëpunimin me krimit, administratën. Të gjitha këto janë të dhëna publike. Sa kohë bëhet fjalë për situatë të tillë termat humbës fitues janë të pavend. Ne jemi gjithmonë e më larg sistemit demokratik dhe më afër një regjimi.

Kur flasim për masakër elektorale, i bie që nuk i njihni zgjedhjet?

Enkelejd Alibeaj: Nuk varet nga opinioni ynë, i njohim s’i njohim. Nëse nuk ka ndodhur të mos përdoret krimi, paratë e buxhetit për të blerë vota. Krimi a ka qenë i angazhuar? Mund t’ju sjell fakte. Punësimet e paligjshme a kanë ndodhur? Përdorimi i administratës për të shantazhuar prindër për votën, ka ndodhur. Sot kemi depozituar 50 kallëzime penale në SPAK.

Nëse nuk njihni zgjedhjet, nuk hyni në parlament?

Enkelejd Alibeaj: Nuk është në opinionin tonë, këto zgjedhje nuk njihen sepse nuk ishin zgjedhje. Ajo që është e ditur për këdo, është që jemi drejt një përballje për të fituar apo jo demokracinë, apo për të lejuar instalimin e një regjimi. Kjo është një provë. Ajo që është betejë, është jo vetëm e opozitës, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Atyre që rezistuan ndaj presionit të shtetit. Do të vlerësohen të gjitha instrumentet që nuk do të lejojnë instalimin e diktaturës.