TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama së bashku me gjeneralin amerikan T.D.Wolters pas ceremonisë së nisjes të stërvitjes “Defender 2021”, janë ngjitur në kuvertën e një anije ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.
Gjatë shëtitjes në anije, Rama i dhuroi një suvenir dhe një karikaturë të Poseidonit, gjeneralit amerikan, ndërsa ky i fundit i dha Ramës një medaljon.
Kryeministri Rama tha se këtë dhuratë do ja japë djalit të tij, Zahos.
Rama: Do ja jap djalit. Ai ka një vend të veçantë ku i fut këto.”
Yur Kim: A ka ai të tjera si këto?
Rama: Ai ka dhe një vend ku fsheh këto .
“Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë”, shkruan Rama në video e postuar prej tij në rrjetet sociale.