TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belind Këlliçi, deputeti i PD i sapozgjedhur më 25 prill, ka hapur sot publikisht, “pakon për iftar” që ai kapi brenda një makine katër ditë para zgjedhjeve dhe që nuk përmbante tjetër përveçse çertifikata legalizimi pronash që u shpërndanë në Vaqarr nga PS në këmbim të votës nga familjet përfituese.
“Kjo është vetëm një nga provat që PD disponon për blerjen e votës, - tha Këlliçi në rrjetet sociale.
- Këto çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve, u gjetën brenda automjetit me targë AA043EC, i kapur në flagrancë nga unë dhe ekipi im në Vaqarr vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.
Personalisht kam denoncuar disa herë legalizimet elektorale, por kapoja i çunave problematikë i cilësoi "pako për iftar". Zoti të faltë! Drejtësia jo!” nënvizon Këlliçi.
Ndërkohë, provat janë dorëzuar në SPAK njëra pas tjetrës, si krim zgjedhor.
Kjo është vetëm një nga provat që PD disponon për blerjen e votës.
Këto çertifikata, vërtetime banese, deklarata për...
Posted by Belind Këlliçi on Tuesday, May 4, 2021