BALLKAN, 6 Janar 2018, 13:44

Patriarku serb Irinej: Kosova është Jerusalemi i Serbisë, ne po zhdukemi si popull

Patriarku serb Irinej: Kosova është Jerusalemi i Serbisë, ne po

Patriarku serb i kishës Ortodokse, Irinej, përsëriti edhe një herë mesazhin e tij para besimtarëve në kuadër të festimit të Krishtlindjeve Ortodokse. Ai ftoi gjithë besimtarët që të jenë me mendje dhe me shpirt me besimtarët serbë në Kosovë.

Irinej tha:Nuk duhet të harrojmë që Kosova dhe Metohia janë Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë. Të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira. Metohija është një pronë e Serbisë që ia ka dhuruar Zoti".

Sipas tij, asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, nëse vdesin më shumë se sa lindin. Siç tha patriarku, gradualisht Serbia po zhduket, pasi lindjet janë shumë më të pakta sesa vdekjet.