BALLKAN, 20 Dhjetor 2017, 17:24

Gjykata lë në burg Albin Kurtin

Gjykata lë në burg Albin Kurtin

Gjykata ka lënë sërish në paraburgim Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin, ndonëse ata kërkuan një masë tjetër sigurie. Deputetët  e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend kohë më parë. Deputetja Albulena Haxhiu kërkoi që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe shumë deputetë të tjerë që kanë qenë të pranishëm atëkohë. Por trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për të dëgjuar mbi 20 dëshmitarët e propozuar për të dëshmuar në gjykatë. Sipas trupit gjykues dëshmitë e tyre janë jorelevante, tash për tash në këtë rast.