BALLKAN, 4 Janar 2018, 13:01

Ryshfeti, 20 policë të Kosovës dënohen me 20 vjet burg

Ryshfeti, 20 policë të Kosovës dënohen me 20 vjet burg

241 muaj apo 20 vite burgim është dënimi i gjykatës së Prizrenit për 20 zyrtarë policorë të Kosovës të akuzuar për marrje ryshfeti gjatë kontrolleve në trafik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, shkruan kallxo.com

Të akuzuarit e këtij rasti janë Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkoviq, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, gjatë muajit dhjetori 2016, gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë kërkuar dhe pranuar dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Sipas aktgjykimit Shemsi Demollit iu shqiptua dënimi unik  me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.