TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimi i gjyqtares Herila Çela për të zbutur masën e arrestit per 28-vjeçarin Tauland Manaj ka shkaktuar reagime të ashpra. News24 ka zbardhur vendimet për 28-vjeçarin Manaj, i cili është gjykuar për dy cështje nga gjyqtarë të ndryshëm. Konkretisht vendimi që ka dhënë gjyqtarja Çela nuk ka lidhje me perplasjen me armë mes të rinjve në Vlorë në muajin qershor, sikundër u përfol në media.
Për ngjarjen e 27 shkurtit në Vlorë, Tauland Manaj u gjykua nga Gjyqtarja Elona Mihali e cila e la në arrest me burg, dhe pasi e apeloi vendimin, gjyqtarët e Apelit Iliba Bezati, Petrit Aliaj, Brikena Ukperaj vendosën masën arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Në këto kushte gjyqtarja Çela nuk mund të gjykonte për të njëjtën çështje, por ajo e mori rastin në dorë, kur Manaj theu masën e sigurisë dhe u kap në Vlorë në 23 qershor me një sasi të vogël kanabis dhe një arme pa leje në makinë.
Në këto kushte, gjyqtarja vlerësoi se Manaj nuk ishte person i rrezikshëm, dhe lehtësoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Duhet theksuar fakti se prokuroria nuk e informoi gjykatën për vepren penale për të cilën Manaj po mbahej në arrest shtëpie.



