AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 10:16

Tentoi të vriste grekun një vit më parë, kapet në Mallakastër i dënuari me 13 vite burg

Tentoi të vriste grekun një vit më parë, kapet në

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, i dënuar me 13 vite burgim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur një vit më parë në Greqi, ku 36-vjeçari nga Fieri, Florent Kodhelaj, tentoi të vriste një shtetas grek për motive të dobëta.

Lidhur me këtë ngjarje, Gjykata e Kyparisssis në Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg 36-vjeçarin për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë në Mallakastër, bënë të mundur kapjen e tij.