TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në protestën e opozitës, përballë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë hedhur shashka të shumta dhe bojë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Fjalën e ka marrë kryetari i Partisë Demokratike, i cili u shpreh se qëllimi i protestës nuk është rrëzimi i Ramës, thjesht për t'u bërë kryeministër Basha, por "ndryshimi rrënjësor i sistemit".
"Ose liri, ose vdekje. Ose demokraci, ose vdekje", ka thënë Lulzim Basha në fjalën e tij.
Më pas protestuesit janë zhvendosur drejt parlamentit, duke vijuar thirrjet "Rama ik". Në momentin që protesta është tensionuar, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, në sasi të mëdha, në një përpjekje për të shuar protestën.
Foto nga protesta:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/440855106691241/