TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Holandës ka nisur sot një operacion të gjerë për zbulimin e klandestinëve. Sot janë kontrolluar të gjithë kamionët që transportohen me anije nga Anglia në Holandë dhe anasjelltas.
Po thuaj se të gjitha forcat e Roterdamit janë përfshirë në aksion duke përdorur dhe qentë e kufirit, por dhe mjete të tjera që zbulojnë klandestinët. Ky aksion u krye pasi vitin e kaluar rreth ishin 1,371 njerëz që u ngjitën në kamionë dhe kontejnerë në port në përpjekje për të bërë udhëtimin në Britani, krahasuar me 944 në vitin 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=HGQr25m5Tyw
“Udhëtimi mund të jetë i rrezikshëm, me njerëz në rrezik të asfiksimit dhe nëse udhëtojnë në një kamion frigorifer mund të vuajnë nga hipotermia“, tha zëdhënësi i policisë.
Po më tej zyrtarët thonë se shumica e emigrantëve janë të rinj shqiptarë që nuk kanë nevojë për vizë për Holandën, por kanë nevojë për një për Britaninë. “Autoritetet shqiptare po përpiqen t’i dekurajojnë njerëzit që të udhëtojnë në Britani. Ua tregojmë atyre se cilat janë pasojat. Njerëzit që gjenden janë kthyer në Shqipëri dhe nuk janë të lejuar të udhëtojnë në Evropë për dy vjet”, tha më tej ai.
Ndërkohë autoritet besojnë se trafikimi i tyre bëhet nga banda të organizuar, të cilat marrin deri në 5 mijë euro për kalimin e çdo shqiptari në Britani.
Kujtojmë se ky aksion për klandestinë është iniciuar pas kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Disa parti që kanë shumicën në Parlamentin e Holandës shprehen se shqiptarët janë kriminelët më të rrezikshëm në vend, dhe prandaj duan t’i dënojnë. Tashmë kërkesa e Holandës është bërë zyrtare dhe ka kaluar në Komisionin Evropian.
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok i kërkoi Komisionit Evropian të rishqyrtojë udhëtimin pa viza përmes rajonit të Shengenit. Anëtarët holandezë të parlamentit votuan në favor të këtij veprimi në prill, me mbështetje kryesisht nga partitë e krahut të djathtë. Është hera e parë që një shtet anëtar i Bashkimit Evropian ka bërë një kërkesë të tillë që kërkon të rikthejë vizat për një shtet tjetër.