SPORT, 27 Gusht 2021, 23:27

Investimi zhgënjyës i Juventusit/ Pas largimit të Ronaldos ‘Zonja e Vjetër’ bën bilancet, një gol i yllit portugez i kalon 3 milionë euro

Cristiano Ronaldo pavarëisht bujës së madhe gjatë transferimit do të mbetet gjithmonë investim zhgënjyes për Juventusin.

Në 98 ndeshje dhe 81 gola në Serie A, CR7 ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin Italian sezonin e kaluar me 29 gola.

Deri më sot i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” afërsisht 305 milionë euro, midis transferimit dhe pagave. Duke marrë parasysh finalizimin e tij, çmimi i secilit prej golave të 36-vjeçarit i tejkalon 3 milionë eurot.

Ronaldo padyshim ka bërë që klubi të rritet në tërësi, duke përmirësuar pozitën e tij ndërkombëtare. Ai, gjithashtu ndikoi në rritjen e qarkullimit të korporatave, por më pas, për fat të keq të Juves dhe të gjithëve, pandemia prishi normalitetin, duke eleminuar përfitimet financiare që rrjedhin nga prania e tij.