SPORT, 28 Gusht 2021, 11:03

Juventusi e ka gati zëvendësuesin e Ronaldos, ja për kë futbollist bëhet fjalë

Juventusi e ka gati zëvendësuesin e Ronaldos, ja për kë

Juventusi është duke kërkuar përforcime në repartin e sulmit, pas transferimit të Ronaldos te Manchester United.

Kjo lëvizje deri diku e menduar dhe e parashikuar, ka bërë që këto ditë të fundit të merkatos stafi teknik bardhezi të tentojë për ndonjë përforcim të mundshëm.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, gjiganti italian është duke konsideruar seriozisht transferimin e Eden Hazard.

Hazard nuk ka kaluar periudhë të mirë që nga kalimi te Reali i Madridit dhe klubi duket i hapur për largimin e tij.

“Bardhezinjtë” e kërkojnë belgun në formë huazimi dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti mes palëve.