SPORT, 6 Shtator 2021, 13:30

Partizani nuk mjaftohet me Kaçen, firmosin dhe tre të rinj nga Afrika

Partizani nuk mjaftohet me Kaçen, firmosin dhe tre të rinj nga

Partizani nuk ndalet në merkato, teksa pas Kaçes, ka firmosur dhe me tre futbollistë të tjerë.

Tre të rinj të moshës 18-19 vjeç kanë ardhur nga Senegali e Bregu i Fildishtë për t’u bërë pjesë e kryeqytetasve. 19-vjeçari Pape luan si mbrojtës, Maguette si mesfushor, kurse Aboubacar mesfushor me tipare sulmuese.

Vetëm një ditë më parë Partizani ka kryer transferimin e verës, Ergys Kaçen i cili pas shumë viteve në Greqi vendos të provonë kampiontin shqiptar.

Më parë Partizani ka afruar dhe lojtarë shumë cilësorë, kryesisht të rinj si: Dean Liço, Xhafer Hodo, Albion Marku, Esat Mala, Griseld Lika, Vokli Laroshi, Klevis Dragaj apo Eljon Sota.