TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, zgjati më pak se pesë minuta. Ndërkoha që loja po zhvillohej rregullisht, anëtarë të autoriteteve shëndetësore kombëtare të Brazilit hynë në fushë për të pezulluar ndeshjen, duke kërkuar që katër futbollistë argjentinas të largoheshin nga fusha, pasi nuk kishin respektuar izolimin dhe rregullat kundër Koronavirusit.
Katër lojtarë argjentinas të Premier League-s angleze, portieri Martinez, Buendia, Romero dhe Lo Celso, që udhëtuan nga Britania e Madhe brenda 14 ditëve të fundit nuk u futën në karantinë, duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet braziliane.
Një rast i pazakontë në këtë kohe pandemie, me ndeshjen që ndërpritet 5 minuta pasa startit, kur ndërhyrja e autoriteteve mund të kishte ndodhur para se skuadrat të zbrisnin në fushë.
Zyrtarët e ndeshjes pas këtij episodi dhe konsultave që patën me autoritetet e futbollit amerikano-jugor, vendosën pezullimin e ndeshjes.