TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili kishte mbetur prej muajsh në kampin Al-Hol të Sirisë, është nxjerrë ditën e sotme. Televizioni Klan ka siguruar fotot e tij, në një prej të cilave Alvini është duke luajtur me iPad.
Bie në sy fakti që loja që Alvini është duke luajtur përfshin një ushtar me armë në dorë, teksa kryen misionin e tij. Një lojë, e cila përdoret në masë nga adoleshentët e sotëm.
11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha është shpëtuar duke u nxjerrë shëndoshë e mirë nga kampi Al-Hol në Siri.
Ai është transportuar nga Damasku në Liban dhe aktualisht ndodhet në ambasadën Italiane në Bejrut, ndërsa nesër do të niset drejt Romës për t’u bashkuar me familjen, babanë dhe motrat.
Operacioni i shpëtimit është bërë nga Gjysmë Hëna e Kuqe, Kryqi i Kuq, autoritetet shqiptare dhe inteligjenca italiane. .