TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momente paniku në miqësoren mes Skënderbeut dhe Pogradecit të zhvilluar në Korçë. Sulmuesi i liqenorëve, Paolo Ivani, humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me mbrojtësin Bruno Lulaj, ky i fundit ka kërcyer me roveshatë, teksa ka goditur kokën e futbollistit kundërshtar.
Në këto momente 21-vjeçari ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ka ikur gjuha. Në këtë momente është dashur ndërhyrja e stafeve mjekësore dhe futbollisti është dërguar në spitalin e Korçës. “Panorama Sport” mëson se lojtari e ka kaluar momentin e vështirë dhe gëzon gjendje të mirë. Pas skanerit të bërë në spitalin e Korçës është mësuar se sulmuesi nuk ka asnjë problem shëndetësor.
Kujtojmë që Ivani është pjesë e Skënderbeut, por luan si i huazuar te Pogradeci.