LIFESTYLE, 20 Shkurt 2019, 08:30

Parashikimi i motit 20 Shkurt 2019

Parashikimi i motit 20 Shkurt 2019

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara këto kushte atmosferike do të jenë në zonat verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C në zonat malore deri në 16 °C në bregdet.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    1/15 diell

Kukës    -2/ 10 diell

Lezhë    1/ 15 diell

Dibër    -1/ 12 diell

Durrës    5/ 16 diell

Tiranë    3/ 18 diell

Elbasan    2/ 17 diell

Berat    -1/18 diell

Vlorë    2/ 17 diell

Korçë    -2/ 10 diell

Gjirokastër    -2/16 diell

Sarandë   4/ 19 diell