Bora Zemani dhe Donald Veshaj“Unë kërkoj vetëm flutura”- kështu është shprehur Bora Zemani pak pasi i dha fund ndarjes nga bashkëshorti dhe njëkohësisht babi i djalit të saj, DJ-in Vin Veli .
Ka gjasa që këto flutura i ka gjetur. Për ditë e më shumë Bora po shihet e shoqëruar me aktorin e “Al Pazar”, Donald Veshaj, vëllain binjak të Romeos, të cilin po ashtu e pamë në show-n “Dance With Me”. Moderatorja sportive është parë në shoqërinë e Donaldit në mbyllje të Festivalit të Këngës së RTSH-së.
Nisur nga kjo nuk përjashtohet mundësia që Bora të ketë gjetur “fluturat” që kërkonte.
Duket se Bora e ka kapërcyer shumë lehtë divorcin dhe ka hapur një kapitull të ri. Ajo është nënë e një djali 4- vjeçar. Historia e saj me Vin Velin ishte po ashtu ndër më të përfolurat, e cila u diskutua gjatë, edhe pasi vendosën të mos qëndronin më bashkë.