LIFESTYLE, 19 Shkurt 2019, 13:55

“Polici” i Portokallisë zbulon të pathënat e lidhjes së tij: Nga dashuria me shikim të parë, te propozimi në kinema/ FOTO

Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Florjan Binaj, ka treguar së fundmi historinë e propozimit që i bëri bashkëshortes së tij Sadina.

Ai ka qenë i ftuar së bashku me Sadinën në emisionin e Rudinës dhe ata folën për herë të parë për disa detaje që nuk i dinim rreth njohjes apo martesës në gjendjen civile.

Çifti ka zbuluar se janë njohur në ambientet e Liceut Artistik, ku Flori ra në dashuri me shikim të parë me Sadinën dhe në fillim mendonte se ishte e huaj.

Doja një gjë ndryshe nga lidhjet që kisha pasur dhe kur pashë Sadinën, thashë kjo është. E kisha parë në korridore dhe dallonte. Mendova se ishte e huaj me tiparet nordike dhe pastaj doli që ishte shqiptare dhe madje e kisha në një lagje”, rrëfeu Flori.

Gjatë kësaj interviste foli edhe Sadina, e cila tregoi momentin kur pa Florin në lice dhe menjëherë e imagjinoi si një mashkull që do të dëshironte ta kishte në krah.

Mbaj mend një moment që kam qenë në pjesën e përparme të liceut dhe shikoj Florin që kalon me një telajo të madhe dhe në moment unë ngel dhe shoqet me thanë: çfarë ke? U thashë ‘asgjë’ por vura re tiparet e një mashkulli që unë e imagjinoja në krah”, tregoi ajo.

Por si ishte momenti i propozimit?

"Në atë kohë, bëhet fjalë për vitet 2000, vajzat nuk para dilnin vetëm në takime pa një shoqe dhe në ditën e propozimit, Sadina kishte marrë me vete edhe shoqen e saj në kinema."

Kemi qenë në kinema dhe Sadina kishte marrë masa mbrojtëse, kishte marrë një shoqe me vete, ishim në kinema dhe mirë që s’na e uli shoqen në mes. Ishim duke parë filmin dhe po prisja momentin për të marrë vëmendjen dhe i bëra pyetjen.

Në moment filloi muzika e lartë e filmit që tërhoqi vëmendjen e Sadinës. Unë isha duke pritur nisa numërimin 1, 2 3 dhe ajo tha ‘po”, ka treguar aktori i humorit.

Ata u lidhën në 7 prill të vitit 2004 dhe çdo datë 7 të muajit i thonë njëri-tjetrit gëzuar. Flori dhe Sadina u fejuan në 2009-n dhe martesën e bënë në gjendje civile me vajzën në krahë, ndërkohë që njerëzit e tjerë merrnin certifikatat."