AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 18:41

Panik në Shkozë, një person tenton të hidhet nga pallati përballë banesave sociale, autoritetet në vendngjarje

Panik në Shkozë, një person tenton të hidhet nga pallati

Një person po tenton të vetëhidhet nga një pallat në Shkozë të Tiranës. Personi ndodhet në një pallat përballë banesave sociale.

Për më tepër autoritetet përkatëse, Policia dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes.

Personi ka alarmuar se do të hidhet por duket se autoritetet po bëjnë përpjekje për ta shpëtuar nga ndonjë ekzaltim i situatës.