AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 16:01

Kryeministri Hoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Prirjet i kemi pozitive, s’diskutojmë asgjë tjetër me Serbinë përveç njohjes reciproke

Kryeministri Hoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë:

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur nga Uashingtoni para takimit në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin serb.

Hoti ndryshe nga herët e tjera, u duk mjaft optimist pasi thotë se ka prirje pozitive. Më tej, ai sqaron edhe kushtin, teksa shprehet i bindur se me Serbinë nuk flitet asgjë tjetër përveç njohjes.

Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive.

Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke.

Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, ka thënë ai.